Policia e Gjilanit i bashkangjitet aksionit “Dhuro gjak, shpëto jetë”
Policia e Kosovës në Gjilan i është përgjigur pozitivisht aksionit për dhurim vullnetar të gjakut i e organizuar nga qendra kombëtare për transfuzion të gjakut me moton ”Dhuro gjak, shpëto jetë”, transmeton Mediafokus.info.
Zëdhënësi i policisë për regjionin e Gjilanit, toger Ismet Hasshani, ka bërë të ditur se një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe stafit civil i janë bashkangjitur këtij aksioni.
“Policia e Kosovës edhe për kundër angazhimeve dhe detyrave me orar të zgjatur duke ditur rendësin e dhurimit të gjakut pa hezitim menjëherë i janë përgjigje këtij aksioni duke qenë të përkushtuar që në çdo situatë t’i mbështesin të gjitha aksionet dhe nismat që kanë për qëllim ndihmën në të gjitha format për qytetarët e saj”, ka thënë Hashani./Mediafokus.info/