Materiale të tjera të Speciales kanë arritur sot në zyrat e OVL së UÇK-së

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) së UÇK-së , Hyni Gucati ka bërë të ditur se materiale të tjera janë dërguar në zyrat e ketyre te fundit, raporton Mediafokus.info.  

Në një konferencë për medie, Gucati tha se në dokumentet e pranuara ka deklarata të dëshmitarëve, por jo edhe emrat e tyre.

“Ka ardhur në 15:30 , ne i kemi quajtur tash “Rrufeja 2”, për shkak se ai zotëria ik si rrufeja. Ne kemi deklaruar edhe më herët, që prokuroria speciale dhe Gjykata Speciale, bashkëpunon me prokurorinë serbe dhe Gjykatën Speciale të Serbisë. Unë po ju tregojë vetëm disa fleta që i kamë para vetes, që kanë bashkëpunu serbët me Gjykatën Speciale. Ne nuk kemi pas as kohë me i kontrollu sepse ka ardh në 15:30, ka ikë si rrufeja në shpejtësi shumë të madhe ai person, jemi munduar t’i kombinojmë materialet pak me i pa se çfarë ka në to, por emra nuk ka, janë deklarata të dëshmitareve pa emër por me shifra”, tha Gucati.