Çitaku: Dyert e Kuvendit të mbyllura për deputetët, Republika peng i Albin Kurtit
Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha se shteti po mbahet peng nga kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Duke publikuar një fotografi te dyer e mbyllura të sallës kryesore të Kuvendit, deputetja shkroi në Facebook:
“Dyert e Kuvendit të mbyllura për deputetët e zgjedhur nga qytetarët, fotografia e një Republike që po mbahet peng nga Albin Kurti. 16 gusht 2026!”

