Policia e kërkon Edon Bytyqin, dyshohet për mashtrim dhe 14 raste të mashtrimit

Policia e Kosovës është duke kërkuar ndihmë nga qytetarët në kapjen e Edon Bytyqit, si i dyshuar për dy raste të mashtrimit në rajonin e Mitrovicës.

Sipas policisë, personi dyshohet se më herët ka kryer së paku edhe 14 vepra të tjera penale të mashtrimit në Republikën e Kosovës.

I njëjti është nga fshati Arllat, si dhe dyshohet se vendndodhjen aktuale e ka në Republikën e Bosnjë e Hercegovinë, andaj sipas policisë, kallëzimi penal ndaj tij është paraqitur në mungesë.

“Duke marrë parasysh se ai ka urdhër-arreste aktive edhe për vepra të mëhershme penale dhe ekziston mundësia e lëvizjes së tij në shtetet e rajonit, Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët bashkëpunim dhe për çdo informatë që posedojnë ta njoftojnë policinë me qëllim të lokalizmit dhe arrestimit të tij”, thuhet në njoftim.

 

Policia apelon tek qytetaret që të mos bien pre e mashtrimeve te kësaj natyre, për çdo dyshim të kontaktojnë policinë në stacionin më të afërt policor apo përmes numrave të telefonit:

 

-192