Policia e Kosovës apelon për kujdes në trafik për shkak të reshjeve të shiut

Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë ngasjes për shkak të reshjeve të shiut dhe kushteve të ndryshueshme atmosferike.

Ajo kërkon nga shoferët që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të mbajnë distancën e duhur dhe të ngadalësojnë lëvizjen në rrugët e lagështa për të shmangur rrëshqitjet.

Policia theksoi se kushtet aktuale rrisin rrezikun e aksidenteve dhe kërkoi kujdesin maksimal për sigurinë e qytetarëve.