Policia e Kosovës shpërndanë pako ushqimore për komunitetin kroat në Viti
Njësiti Sektorial dhe ai në Komunitet të Stacionit Policor në Viti, në bashkëpunim me përfaqësues të Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti dhe përfaqësues të shoqatës humanitare ‘’Nëna Terezë’’ në Viti kanë shpërndarë pako ushqimore për banorët e komunitetit kroat në fshatrat Vërnakollë, Vernez dhe Letnicë të komunës së Vitisë.
Me këtë rast Policia e Kosovës në Viti ka bashkëbiseduar me banorët e këtyre fshatrave duke i siguruar ata se gjithmonë do të jetë pranë tyre.
Policia e Kosovë punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe prosperues për të gjithë qytetarët e saj, thuhet në njoftim.

