Policia e Kosovës zbarkon në Klinikën Infektive

Mëngjesin e së dielës Forcat e Policisë së Kosovës kanë bllokuar Klinikën Infektive, raporton arbresh.info.

E gjithë kjo u bë pasi që dyshohet se kishte probleme me oksigjen, thotë ky burim.

Arbresh.info ka kontaktuar policinë e Kosovës të cilët kanë thënë se ende nuk kanë asnjë informatë rreth kësaj.

Në këtë klinikë janë duke u trajtuar personat e infektuar me koronavirus, ku deri më 3 korrik kanë qenë të hospitalizuar 141 të infektuar.

Dje kanë vdekur 6 persona, ndërkaq raportohet për katër të vdekur nga mesnata e këndej, deri në mëngjes.