Policia e neutralizon me sprej një sulmues që dyshohet të jetë me të meta psikike
Një person në Gjakovë është arrestuar për sulm ndaj personit zyrtar. Dyshohet se bëhet fjalë për një person me të meta psikike, i cili kishte sulmuar zyrtarët policorë.
Gjakovë 02.11.2020 – 16:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (që dyshohet se është me të meta psiqike), pasi që i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë. Gjatë arrestimit është përdorur sprej nga zyrtarët policorë. I dyshuari është dërguar në repartin e psikiatrisë për tretman. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.

