Në Gjilan arrestohen pesë të dyshuar për grabitje

Policia e Kosovës në Gjilan, pas një pune mirë të organizuar operative e hetimore për zbardhjen e rastit “Grabitje”, me urdhëresë nga Gjykata Themelore e Gjilanit, ka kryer bastisjen e shtëpive dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar disa dëshmi të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë rastit.

Policia e Kosovës ka intervistuar po ashtu disa dëshmitarë dhe ka grumbulluar prova materiale që besohet se lidhen me rastin.

Pas arrestimit të pesë (5) personave të dyshuar, që të gjithë të mitur shqiptarë, shtetas të Kosovës, ata janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe punëtorëve të Qendrës për Punë Sociale, ku janë gjetë prova të qëndrueshme që besohet se këta persona janë të involvuar në “Grabitje”.

Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore – Departamenti i Krimeve të Renda në Gjilan, tre nga pesë të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, ka thënë togeri Ismet Hashani zëdhënës i policisë.