Policia fillon fushatën informuese për pajisje me targa RKS

Policia në Gjilan, më datë 2.08.2022 në disa pjesë të qytetit dhe në fshatrat me komunitet të përzier si Shillovë, Kmetoc, Ponesh dhe Cërnicë ka mbajtur fushatë informuese për vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës për pajisje me targa RKS.

Fushata është drejtuar kryesisht te komunitetet të cilat mund të posedojnë automjete me targa PR, GL, PZ, KM, UR, PE, DA apo ĐA.

Fletëpalosjet shpjegojnë kohën, procedurën dhe kriteret e parapara për aplikim dhe pajisje të këtyre automjeteve me targa RKS.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan do të punojë për informim të të gjithë qytetarëve me procedurat e pajisjes me targa RKS që nga data 01 gusht 2022 deri me 30 shtator 2022, thuhet në njoftimin e policisë.