Policia gjen kanabis në një mal në Përlepnicë të Gjilanit
Policia ka gjetur kanabis të mbjellë në një fshat të Gjilanit. Bimët janë shkatërruar, ndërsa rasti po hetohet nga policia.
Siç njofton Policia, ato janë gjetur në një territor malor në fshatin Përlepnicë dhe më pas janë shkatërruar.
“Fsh. Perlepnice, Gjilan 17.05.2020 – 10:30. Raportohet se në një territor malor janë gjetur dhe shkatërruar bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa”, thuhet në raporrin 24 orësh të Policisë./mediafokus.info

