Policia iraniane e ngatërron trajnerin kosovar me një grua – i dërgon mesazh se e shkeli Ligjin e Hixhabit

Trajneri me prejardhje nga Kosova, Shpejtim Arifi, ka marrë një mesazh nga policia iraniane se e ka shkelur Ligjin e Hixhabit.

Krejt kjo ndodhi jo e zakontë erdhi pasi Arifi është ngatërruar se është grua për shkak të flokëve të gjata.

Arifi tha se ishte tronditur nga mesazhi që kishte marrë nga policia.

“Mesazhi telefonik më tronditi në fillim, sepse më kishin ngatërruar me një grua pa hixhab. Mendoj se kamerat e trafikut më kanë fotografuar. Miku im mbeti i habitur fillimisht, por pastaj qeshëm me lot. Më vonë, shumë miq më telefonuan dhe më dërguan mesazhe për t’u tallur me këtë rast”, shkruan Iran International, përcjell Klankosova.tv.

Shqiptari, me nënshtetësi gjermane, ishte kapur nga kamerat e trafikut pasi ishte duke vozitur veturën e një shoku të tij.

Ai në Iran njihet si futbollist që ka lujatur për ekipin e Persepolisit, skuadër ku aktualisht e menaxhon kategorinë e juniorëve. Ai njihet edhe për modelizëm dhe për paraqitjet e tij televizive.

42 vjeçari theksoi se flokët e gjata i mban që nga mosha 18-vjeçare dhe se nuk e ka ndër mend t’i shkurtojë ato.

“Kam jetuar në Iran për shumë vjet me këtë dukje dhe kurrë nuk kam pasur telashe. Mendoj se ky ishte një keqkuptim dhe nuk mund të bëjmë asgjë për këtë”.

Gratë që kapen duke vozitur pa hixhab, sipas këtij ligji, përballen me dënime me gjobë, me heqje të pikëve në patentë shofer dhe me dënim me burgim deri në dy vjet më së shumti.