Policia jep detaje: Katër persona u lënduan në aksidentin në Hereq, u përfshinë tri automjete
Zëdhënësi i policisë rajonale të Gjakovës, Sheretmet Elezaj, ka dhënë informacione për aksidentin në rrugën Pejë-Gjakovë, konkretisht në fshatin Hereq.
Elezaj tha se aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:25 në fshatin Hereq të Gjakovës mes tri automjeteve, ku lëndime trupore kanë pësuar katër persona.
“Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, të lënduar kanë qenë 4 persona të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore…Njësia e trafikut rajonal i është përgjigjur rastit dhe është njoftuar prokurori kompetent”, tha Elezaj të hënën për Gazetën Express.

