Policia jep detaje për aksidentin në Gjilan, ku humbi jetën mësuesi Mehmet Vranovci
Dje në Gjilan ka ndodhur një aksident me fatalitet, ku ka humbur jetën mësuesi në pension Mehmet Vranovci.
Policia ka dhënë detaje në raportin e sotëm në lidhje me aksidentin, duke nënvizuar se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Rr. Idriz Seferi, Gjilan 07.06.2022 – 11:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa ishte duke drejtuar veturën ka shkaktuar aksident dhe goditur viktimën mashkull kosovar -këmbësor i cili kishte qenë duke kaluar rrugën. Si pasojë e aksidentit viktima kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

