Policia jep detaje për aksidentin në Zajm, ku humbën jetën dy persona

Policia ka dhënë detaje për aksidentin e mbrëmshëm në Klinë, ku humbën jetë dy persona, njëri prej tyre fëmijë.

Fsh. Zajm, Klinë, 26.12.2021 – 18:25. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një kamioni. Si pasojë e aksidentit dy persona meshkuj kosovarë kanë humbë jetën (njëri prej tyre fëmijë). Me urdhër të prokurorit, trupat e pa jetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.