Policia jep detaje për aksionin e djeshëm të kapjes së 400 kg kokainë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje tjera lidhur me aksionin e djeshëm të kapjes së 400 kg narkotikë.
Rr. Lidhje e Prizrenit, Lipjan (NN) 17.05.2021-11:10. Drejtoria e Hetimeve të Trafikimit me narkotik në koordinim me policinë italiane dhe shqiptare, pas një hetimi të përbashkët gjatë kontrollit në depon e një kompanie kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë prej 400 kg, ndërsa gjatë kontrollit në disa lokacione tjera janë gjetur dhe sekuestruar: dy revole një TT dhe tjetra me gas, 50 copë fishekë të cal. 7.62 mm, 25925 € para kesh, 200 denar MK, një veturë, 6 telefona celular, 6 PC, 2 llap top, katër DVR dhe një Hard Disc. Të gjitha veprimet janë ndërmarre në konsultim me gjyqtaren e procedurës paraprake dhe prokurorin e prokurorisë speciale. Shtatë të dyshuar meshkuj kosovar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.

