Policia jep detaje për arrestimin e dy mjekëve që dyshohet se morën para nga pacientët

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy mjekë në Vushtrri, nën dyshimin për ryshfet.

Spitali “Shik Zayed”, Vushtrri (NN) 2022 – NN. Janë arrestuar dy të dyshuari meshkuj kosovarë (mjekë) nën dyshimin e bazuar se kanë pranuar ryshfet nga pacientet apo familjarët e tyre për kryerje të shërbimeve mjekësore, ndërsa i dyshuari i tretë mashkull kosovar (mjek) gjendet jashtë shtetit.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.