Policia jep detaje për dy grabitjet e armatosura në Gjilan
Policia në Gjilan ka arritur shumë shpejt ta identifikojë dhe arrestojë një të dyshuar për dy raste të grabitjes, të kryera brenda një intervali kohor prej një javësh.
Rr. Avdullah Presheva, Gjilan 14.01.2022 – 20:20. Më 21.01.2022 është arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar për kryerjen e dy grabitjeve në datat 14.01.2022 dhe 20.01.2022. nga i dyshuari është sekuestruar një thikë me të cilën dyshohet të jetë kryer vepra dhe 450€ që dyshohet të jenë të grabitura. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv).

