Policia jep detaje për eksplodimin e një veture ku një person mbeti i djegur brenda saj
Policia e Kosovës ka dhënë detaje në raportin 24 orësh për rastin e mbrëmshëm në Ferizaj, ku një person mbeti i djegur në veturën e cila eksplodoi në një pompë derivatesh në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë 07.02.2022 – 17:47. Është raportuar se në pompën e derivateve ka ndodhur një shpërthim – eksplodim i një veture me targa vendore e cila si pasojë e shpërthimit është djegur tërësisht, brenda së cilës veturë është djegë edhe një person. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj. Si pasojë e shpërthimit lëndime trupore në dorë ka pësuar viktima femër kosovare punëtore e marketit të pompës. Me urdhër të prokurorit trupi i karbonizuar i viktimës është dërguar në IML për obduksion, vetura e djegur është tërheqë për procedura hetimore, rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë.

