Policia jep detaje për lokacionin ku u gjet i vdekur personi i humbur

Policia në Gjilan ka dhënë detaje lidhur me rastin e gjetjes së personit, i cili ishte shpallur i zhdukur.

Vdekja po hetohet nga policia.

HETIM I VDEKJES /PERSON I ZHDUKUR – I GJETUR

Rr. Beteja e Koshares, Gjilan  27.06.2024 – 10:00. Me 02.07.2024 gjatë zhvillimit të hetimeve së bashku me familjarët e viktimës është gjetur pa shenja jete (i dekompozuar) trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar që ishte i raportuar i zhdukur më 27.06.2024. Trupi i pajetë është gjetur në disa shkurre në varrezat e qytetit. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.