Vetaksidentohet një veturë në Gjilan, shkak moti i keq

Një veturë është vetaksidentuar pak minuta më parë në qytetin e Gjilanit.

Lajmin për Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se ky vetaksident ka ndodhur afër varrezave të qytetit.

Gjithashtu, Hashani tregoi se ky rast ka ndodhur pasi vetura është përplasur ndaj një mburoje të murit, gjersa shtoi se nuk ka persona të lënduar.

“Po më herët ka ndodhur vetaksidenti. Ka vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar”, tha ai.