Policia jep detaje për plagosjen e dy grave dhe vetëvrasjen e të dyshuarit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin në Fushë në Kosovë, ku një person plagosi dy femra dhe më vonë bëri vetëvrasje.

Rr. Besa Besë, Fushë Kosovë  28.01.2023 – 11:42. Është raportuar se dy viktimat femra kosovare për shkaqe ende të panjohura janë qëlluar dhe plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendej në arrati. Viktimat për tretman mjekësor janë dërguar në QKUK. Më vonë është pranuar informata për vendndodhjen e të dyshuarit ku zyrtarët policorë e kanë urdhëruar të dyshuarin që të dorëzohet, mirëpo i njëjti ka shtënë me armë në drejtim të zyrtarëve policorë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë i dyshuari dyshohet se ka qëlluar veten dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe është njoftuar Inspektorati Policor. Të gjitha veprimet e nevojshme hetimore janë duke u marrë në koordinim me prokurorin e shtetit, thuhet në njoftimin e policisë.