Policia jep detaje për rastin në Gjilan ku një person u gjet i vdekur në rrugë
Policia e Kosovës ka dhënë hollësi tjera rreth rastit të djeshëm në Gjilan, ku një person u gjet i vdekur në rrugë.
Rasti u cilësua ‘vdekje e dyshimtë’ dhe po hetohet nga policia.
VDEKJE E DYSHIMTË /Gjilan 25.06.2022-08:00. Viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete pran aksit rrugor. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

