Policia jep detaje për rastin në Shtërpcë
Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se një person është arrestuar për rastin në Shtërpcë, i cili është cilësuar tentim vrasje.
I dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një revole.
Viktimat kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Fsh. Gotovush, Shtërpcë 06.01.2022:14:20 – Dy viktimat meshkuj kosovarë janë plagosur nga të shtënë me armë zjarri. Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor dhe të njëjtit sipas raportit mjekësor janë jashtë rrezikut për jetë. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftim.

