Vidhet vetura e ‘rent a car’ në Prishtinë

Një veturë e një kompanie ‘rent a car’ është vjedhur dje, në orët e hershme të mëngjesit, raporton Mediafokus.info.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është iniciuar rasti, por që vetura nuk është gjetur akoma.

“Fsh. Besi, Prishtinë 30.10.2020 – 04:00. Ankuesi mashkull  kosovar raporton se persona të pa njohur kanë vjedhur veturën me targa vendore pronë e një kompanie ‘rent a car’. Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë iniciuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Mediafokus.info/

(Foto ilustruese)