Policia jep detaje për vdekjen e 77-vjeçarit në motel
Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e 77-vjeçarit në një motel në Prizren.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i policisë:
HETIM I VDEKJES
Prizren 19.03.2023-11:36. Raportohet se është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.

