Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë në Gjilan
Dje pasdite, në afërsi të liqenit të Livoçit në Gjilan u gjet pa shenja jete një person. Rasti është cilësuar vdekje e dyshuar nga policia.
Gjilan 24.12.2022 – 13:31. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendngjarje kanë dalur prokurori i shtetit dhe njësitë përkatëse policore, me ç’rast janë sekuestruar prova materiale lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.
Siç është marrë vesh ndërkohë, bëhet fjalë për Ragip Byqmetin, gdhendës epitafesh.

