Vjedh deodorantë në një market në Gjilan, arrestohet hajni

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se vodhi deodorantë në një market të Gjilanit, raporton Mediafokus.info.

Ngjarja ka ndodhur me 2 dhjetor dhe tashmë policia e ka kapur të dyshuarin.

“Gjilan 02.12.2020 – 18:05. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në një market kishte vjedhur rreth dhjetë deodorante në vlerë rreth 20 euro. I njëjti kishte kryer edhe disa vjedhje në lokale të ndryshme. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Mediafokus.info.