A do ta përjashtojë LDK asamblistin që e votoi buxhetin në Kamenicë, flet Jeton Biqkaj

Asamblisti i LDK’së në Kuvendin Komunal të Kamenicës, Sejdi Kurteshi, e ka votuar buxhetin për vitin 2021, duke dalë kështu kundër qëndrimit të partisë, shkruan Mediafokus.info.

Me votën e tij dhe me dy votat e asamblistëve të AKR’së, është miratuar me shumicë votash buxheti për vitin 2021.

AKR ka përjashtuar dy asamblistët që dolën kundër qëndrimit të partisë.

Por, a do të veprojë edhe LDK njësoj?

Jeton Biqkaj, kryetar i Degës së LDK’së atje dhe këshilltar i Agim Veliut, ka folur për këtë çështje për Mediafokus.info.

“Jo, ne nuk përjashtojmë. Nuk është kulturë e LDK’së përjashtimi. Do ta diskutojmë në forume partiake këtë çështje”, tha shkurt Biqkaj për Mediafokus.info.

/Mediafokus.info/