Policia jep detaje për vdekjen e të burgosurit në Gjilan

Policia ka dhënë detaje për vdekjen e një të burgosuri në burgun e Gjilanit, përkatësisht të Novobërdës. Rasti po hetohet nga policia.

Pasjak, Novobërdë 13.12.2022–12:40. Nga gardianët e burgut në Pasjak është informuar se gjatë vizitës,  në dhomën e tij është gjetur viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë.