Policia jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Mitrovicë
Policia ka dhënë detaje për vrasjen e dyfishtë në Mitrovicë, ku djali vrau babain dhe vëllain, pas një rrahje mes tyre.
Njoftimi i plotë i policisë:
VRASJE E RËNDË
Rr. Kralj Petra, Mitrovicë veri 27.05.2022 – 05:55. Raportohet se ka ndodhur një rrahje në mes dy vëllezërve dhe babait, ku janë përdorur edhe mjete të mprehta. Si pasojë, babai dhe njëri djalë kanë mbetur të vdekur, ndërsa djali tjetër është arrestuar. Me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

