Sadiku: Këta janë të gjithë variantat e mundshëm për krjimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut

Bedri Sadiku

Kuvendi i Maqedonise i ka 120 deputetë dhe përa të formuar Qeverine e re, duhen së paku 61 deputetë. E, kur dihen rezultatet e zgjedhjeve, ku koalicioni LSDM-BESA ka fituar 42 plus 4 dhe gjithsej 46 deputetë, VMRO-DPMNE ka siguruar 44 deputetë, BDI 15 deputetë, koalicioni ASH-AA – 8 plus 4 deputetë, e Majta Maqedonase 2 dhe PDSH – 1 deputet – shihet qartë se çelësin për formimin e qeverisë e ka në dorë Ali Ahmeti dhe BDI!

Varianti i parë: BDI-LSDM-BESA – 62 deputetë.

Varianti i dyte: BDI-PDSH-LSDM-BESA- 63 deputetë.

Varianti i tretë: BDI-ASH-BESA-LSDM – 69 deputetë.

Varianti i katërt: BDI-ASH-AA-BESA-PDSH-LSDM – 72 deputetë.

Varianti i pestë: BDI-ASH-VMRO-DPMNE-67 deputetë.

Varianti i gjashtë: BDI-ASH-AA-BESA-DSH -VMRO-DPMNE – 76 deputetë.

Varianti i vetëm, pa BDI-në e pa shqiptarët mund të jetë ky: LSDM-VMRO-DPMNE- E Majta Maqedonase – me 88 deputetë.

Por, pa shqiptarët, është e pamundur të realizohet si variant e si skenar, sepse atëherë nuk do të kishte as shtet të Maqedonisë apo RMV, por përkohësisht do të kishte vetëm KMV.

……………….

(Autori është gazetar, njohës i mirë i politikave dhe zhvillimeve në Maqedoni. Analiza është marrë nga profili i tij në fb)