Policia jep detaje për vrasjen në Batllavë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në lidhje me vrasjen e rëndë në Batllavë, është arrestuar i dyshuari dhe atij i është konfiskuar një armë.

Fsh. Batllavë, Podujevë 18.10.2021 – 08:16. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me armë zjarri kishte privuar nga jeta viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante të policisë ka dalë ekipi mjekësor i ndihmës së shpejtë urgjente dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet. (foto arkiv)