Popullsia po zvogëlohet: Vdekjet tejkalojnë lindjet në Shqipëri

INSTAT ka publikuar raportorin e radhës në lidhje me demografinë në vend për tremujorin e parë të vitit dhe shifrat lënë shumë për të dëshiruar.

Sipas INSTAT numri i lindjeve për tremujorin e parë 2022 është 6.056, duke shënuar një rënie me 4,2 %, krahasuar me tremujorin e parë 2021. Por një lajm i mirë vjen në lidhje me vdekjes pasi në tremujorin e parë 2022 janë regjistruar vetëm 7.938, duke shënuar një rënie prej 22,3 %, krahasuar me tremujorin e parë 2021.

Por ajo që bie në sy në raport është se shtesa natyrore e popullsisë në tremujorin e parë 2022 tregon se janë1.882 vdekje më shumë se sa lindje.

Në raport thuhet Tirana është qarku me shtesën natyrore më të lartë me 203 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 379 vdekje më shumë se sa lindje, transmeto joq.