Policia jep detaje për vrasjen në magjistralen Ferizaj-Prishtinë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e 42-vjeçarit që ndodhi mëngjesin e së mërkurës në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.
Sipas policisë, ngjarje e rëndë ndodhi për shkak të një mosmarrëveshjeje.
Në shtëpinë e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një revole me të cilën besohet se u krye vrasja.
Ky është raporti i plotë i policisë për këtë rast.
VRASJE E RËNDË: Afër QMI magjistralja Ferizaj-Prishtinë, më 6.05.2020 – 07:40. Një mashkull kosovar ka ndërruar jetë, pasi është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari kosovar.
Incidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjes ndërmjet tyre.
Dy të dyshuar meshkuj kosovar janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarve, është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit zoraki me të cilën dyshohet të jetë kryer vepra.

