Graçanicë: Djali e gjen të vdekur babain në dhomë, ishte qëlluar me armë zjarri

Një person ka vdekur në Graqanicë, pasi ishte qëlluar me armë zjarri.

Siç njofton policia në raportin 24 orësh, ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në dhomën e babait të tij, është dëgjuar një e shtënë nga arma e zjarrit dhe kur ka hapur derën ka parë babain e tij të shtrirë të qëlluar nga arma e zjarrit.

“Graqanicë 06.05.2020 – 18:05. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në dhomën e babait të tij, është dëgjuar një e shtënë nga arma e zjarrit dhe kur ka hapur derën ka parë babain e tij të shtrirë të qëlluar nga arma e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes, është gjetur dhe konfiskuar pistoletëa dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës mashkull kosovar, është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.