Policia jep detajet për aksidentin në Stanishor ku humbi jetën 22-vjeçarja

Rr. Stanishor-Novobërdë 01.02.2022 – 13:24. I dyshuari mashkull kosovar, duke e drejtuar automjetin nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar në  një humnerë  me ç’rast ka shkaktuar vet-aksident.

Si pasojë lëndime vdekje prurëse ka pësuar viktima femër kosovare, ndërsa lëndime trupore pëson vetë drejtuesi dhe tre pasagjer një mashkull dhe dy femra të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.