Policia jep detajet pas plagosjes së një personi në Breznicë, arrestohen nëntë persona

Policia e Kosovës ka arrestuar nëntë persona pas plagosjes së një personi në Breznicë, në Kamenicë.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË

Breznicë, Kamenicë 15.11.2022-03:23. Stacioni Policor Kamenicë ka pranuar një informatë se një person shqiptar shtetas i Kosovës është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti nga një familjar i tij është transportuar për në spitalin Rajonal të Gjilanit.

Njësitet Policore me të marrë informatën kanë ndërmarrë të gjitha veprimet policore ku kanë arritur që të lokalizojnë dhe të arrestojnë brenda territorit të Republikës së Kosovës nëntë persona të dyshuar shtetas të Kosovës të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë incident.

Viktima është trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit dhe sipas mjekut kujdestarë është jashtë rrezikut për jetë.

Njësiti Rajonal i Hetimeve në koordinim të plotë me Prokurorin e Shteti janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhur rasti.