Policia jep detaje për aksidentin në Dobërçan të Gjilanit, ku vdiq një person

Policia e Kosovës në Gjilan ka dhënë detaje për aksidentin e djeshëm në fshatin Dobërçan, i cili ka përfunduar me vdekjen e një personi, pasagjer në veturën e të dyshuarit, i cili kishte goditur shtyllën elektrike me veturë.

Fsh. Dobërqan, Gjilan 15.02.2022 – 00:05. I dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke drejtuar veturën, dyshohet se ka shkaktuar vetë aksident, duke goditur një shtyllë betoni të rrjetit elektrik. Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar pasagjeri mashkull kosovar vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa lëndime kanë pësuar i dyshuari – drejtuesi i veturës dhe një pasagjer tjetër. Pasagjeri i lënduar pas tretmanit mjekësor është liruar kurse i dyshuari që ka shkaktuar aksidentin është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)