Policia jep informacione për therjen me thikë të gruaje në Prishtinë
Një grua ka ther me thikë një tjetër gjatë ditës së djeshme në një qendër tregtare në Prishtinë.
Sipas policisë, e arrestuara pas një mosmarrëveshje të mëhershme që ka pasur me viktimën, e ka sulmuar atë fizikisht duke e goditur me thikë.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktima ishte në vendin e saj të punës dhe ka marrë lëndime në dorë.
“Prishtinë, 14.12.2021 – 15:20. Është arrestuar një femër kosovare pasi e njëjta për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme ka sulmuar fizikisht duke e goditur me thikë viktimën femër kosovare e cila ishte në vendin e sajë të punës. Viktima ka marrë lëndime në dorë dhe i është ofruar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK’së. (foto arkiv)