Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e këtij personi
Policia e Kosovës në Pejë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e këtij personi. Përparim Osmanaj, i lindur më 24 shkurt 1973, është i dyshuar për “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.
Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij të kontaktojë:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë –
E-mail adresa: info@kosovopolice.com


