Policia konfiskon restorantin dhe një banesë të Milan Radoiçiqit në veri
Policia e Kosovës ka konfiskuar një restorant me emrin ‘Grey’ në Mitrovicë të Veriut që është në pronësi të Milan Radoiçiqit, përgjegjës i sulmit në Banjskë të Zveçanit, si dhe një banesë në katin e gjashtë të asaj ndërtese, në pronësi të gruas së tij.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut.
“Ju informojmë se zyrtaret e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë se sekuestruar dhe te konfiskuar-AAPSK në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë filluar ekzekutimin e Urdhrit Ndalues Përfundimtare te Përkohshëm për administrimin e pasurisë se specifikuar tek Administruesi i Pasurisë të nxjerrë nga Gjykata Themelore – Departamenti Special ne Prishtine te Vërtetuar me Aktvendim nga Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special”, tha Elshani.
Ai theksoi se agjencia ka filluar evidentimin e pasurive te përshkruara në urdhrit të lartcekur ndër to edhe Vila tek Ujmani ne Zubin Potok me objekte përcjellëse, në pajtim me Ligjin për Administrimin e Pasurisë se Sekuestruar dhe te Konfiskuar dhe Urdhrin e Gjykatës.
Ky veprim i PK-së erdhi pasi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar një ditë më parë se ka nisur zbatimi i Urdhrit ndalues me masë të përkohshme për pasurinë e paluajtshme për rastin ‘Banjska’.
Ndërsa ka shtuar se 31 mjete transportuese të konfiskuara në Banjskë i janë dhënë për shfrytëzim Policisë së Kosovës.

