Personi që kreu sulmin me thikë në Tiranë tha “myslimanët duhet të ndëshkohen”

Sulmi me thikë i ditës së djeshme në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë i ka kaluar tashmë për hetim Drejtorisë së Antiterrorit në Polcinë e Shtetit.

Bëhet me dije se çështja në Prokurori për autorin Rudolf Nikollaj është referuar për financim të terrorizmit që dënohet si vepër penale në shqipëria me 15 vite burg ose burgim të përjetshëm apo gjobë 5-10 milionë lekë.

Nikollaj në momentet e para kur është shoqëruar ka deklaruar se ‘’Muslimanët duhet të ndëshkohen’’.

Mësohet se Rudolf Nikollaj në 6 muajt e fundit, ai ishte shtruar 5 herë në psikiatri teksa ka pasur konflikte të mëparshme me besimtarët muslimanë të po së njëjtës xhami ku kreu plagosjen e 5-fishtë.

Ai ka deklaruar se frekuentuesit e xhamisë e përgjonin, gjurmonin dhe nuk e linin rehat prandaj ai iu kundërpërgjigj me sulm me thikë.

Më parë ai ka kryer incidente deri në konflikte fizike me besimtarët. Jo vetëm, ai është me precedent penale për dhunë në familje, teksa 1 muaj më parë goditi me thikë 32-vjeçarin me aftësi ndryshe tek terminali i autobusëve të veriut.

Mësohet se nga 5 të plagosurit, 4 kanë lënë spitalin, kurse një tjetër, Kleon Jaupaj është në operacion pasi ka dëmtime në pjesën abdominale shumë pranë veshkës.

Ditën e djeshme te rruga e Kavajës, Rudolf Nikollaj i cili dyshohet t ë hyri në xhaminë ‘Dine Hoxha’ dhe sulmoi besimtarë, ku plagosi 5 persona, por më pas u neutralizua nga Policia apo frektuentues të xhamisë. Vetëm një muaj më parë ai kishte plagosur një 32-vjeçar me aftësi ndryshe tek terminali i autobusave të veriut.