Policia mbanë ligjëratë me nxënës kundër bullizmit dhe dukurive tjera negative
Policia e Kosovës, njësiti në Komunitet ka mbajtur ligjërata vetëdisuese kundër “Bullizmit dhe dukurive tjera negative” në shkollën “Selami Hallaqi” në Gjilan.
Togeri Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë, ka thënë se temat kryesore kanë qenë “Dukuritë negative në shoqëri -bullizmi dhe rreziku si dhe pasojat nga perdorimi i mjeteve piroteknike”.
Tani që jemi në prag të festave te fund vitit, kërkohet nga qytetarët kujdes maksimal, veçanërisht nga prindërit që mos t’i lejojnë fëmijtë pa përkujdesje që t’i përdorin fishekzjarret, sepse mund të vijë deri te lëndimet me pasoja serioze.
Nxënësve u janë shpërndarë edhe broshura qe përmbajnë këshilla për përdorimin e “mjetet piroteknike”.

