Reshjet e shiut bllokojnë hyrjen në Prishtinë

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa vende të Kosovës, kurse në disa pjesë të tjera kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Shkak i vërshimeve është bllokuar edhe rruga në fshatin Korreticë e Epërme e Komunës së Drenasit, e cila shpien në drejtim të Prishtinës.

Për shkak të nivelit të ujit dhe bllokimit të rrugës, automjetet që kanë mësyrë Prishtinën, duhet të ndërrojnë rrugë për të hyrë në kryeqytet. Si alternativë po përdoret rruga Magure-Lipjan.