Policia ndërpret dasmën me mbi 300 dasmorë

Një familje ka organizuar dasmë me mbi 300 të ftuar në fshatin Hereq të Gjakovës.

Mirëpo, kjo dasmë e cila po mbahej në restorantin “Fetaj” sonte, nuk shkoi si duhet.

Gazeta Sinjali mëson se Policia e Kosovës ka reaguar, për shkak të shkeljes së masave anti-COVID, duke e ndërprerë dasmën dhe shpërndarë dasmorët.