Policia në Gjilan kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e këtij personi
Policia në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e imazheve-fotografive dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar dhe në bazë të autorizimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të identifikimit dhe gjetjes së personit, kërkon bashkëpunim me qytetarët dhe mediat për gjetjen e personit të humbur.
Bëhet fjalë për Rexhep (Rrahman) Kurti, i lindur me 27.04.1955, me adresë banimi Rr. “Haqif Tetova” nr.2 në Gjilan, i cili është larguar nga shtëpia që nga data 29.03.2024 dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 0385080700.


