Policia në Gjilan shqipton 124 gjoba për mospërdorim të rripit të sigurisë

Policia në Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore rajonale, gjatë periudhës kohore 08.03.2024-14.03.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Siguria në trafikun rrugor’’ kanë shqiptuar 1.386 gjoba për kundërvajtësit.

Po ashtu në kuadër të këtij plani është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 16 ngasës.

Gjithashtu njësiti rajonal i trafikut rrugor në kuadër të implementimit të planit operativ “Rripi i sigurisë” ka shqiptuar 124 gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë për shoferët dhe të gjithë personat të cilët gjenden në mjet konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor, thuhet në njoftim.