Policia në Gjilan shqipton mbi 1500 gjoba në trafik brenda një jave
Policia në Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të rajonale, gjatë periudhës kohore 03.02.2024-09.02.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘Siguria në trafikun rrugor’ ka shqiptuar 1549 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu në kuadër të këtij plani është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 22 ngasës, thuhet në njoftim.

