Policia: Në Jarinje qarkullimi sot po vazhdon pa probleme
Për momentin është duke vazhduar pa probleme qarkullimi në pikën kufitare në Jarinje.
Kështu ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Në Jarinje ka qarkullim pa probleme, për momentin”, tha Elshani mëngjesin e sotëm.
Ndërkohë, më herët Elshani ka njoftuar për situatën që ka qenë gjatë natës në pikat veriore.
“Situatë e qetë, pa incidente”, ka thënë Elshani.


 
 
						 
						